26 Prill 2024, 13:31
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga lufta shkatërruese e Izraelit, tha të premten një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.
Lufta tokësore dhe ajrore e Izraelit kundër Hamasit grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet te Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e ka rrënuar shumicën e territorit të vogël bregdetar me 2.3 milionë banorë, duke i lënë shumicën e civilëve të pastrehë, të uritur dhe të rrezikuar nga sëmundjet.
Pehr Lodhammar, zyrtar i lartë i OKB-së për veprim kundër minave (UNMAS), tha të premten në Gjenevë se lufta e ka mbushur me 37 miliardë tonë mbeturina territorin e mbipopulluar palestinez.
Ai tha se, edhe pse nuk është e mundur të dihet numri i saktë i mjeteve të pashpërthyera në Gazë, është parashikuar se mund të nevojiten 14 vjet sipas kushteve të caktuara për t’i hequr mbeturinat, përfshirë dhe gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.
“Ne e dimë se ekziston një shkallë e dështimit prej 10 për qind të municioneve tokësore që po shkrepen dhe nuk po shpërthejnë”, tha ai.
“Po flasim për rreth 14 vjet punë me 100 traktorë”, shtoi ai.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.
Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL
okb gaza
Bota
26 Prill 2024, 13:23
N.F
Fiona Beal
ANGLI- Një vrasje e një 42-vjeçari në Angli është zbardhur duke sjellë vënien në prnaga të a...
Bota
26 Prill 2024, 13:18
E. D
Sergei Shoigu
RUSI- Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i saj i...
Bota
26 Prill 2024, 13:07
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të ...
Bota
26 Prill 2024, 13:00
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat...
Bota
26 Prill 2024, 12:58
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shë...
Bota
26 Prill 2024, 12:32
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Papunësia në Spanjë u rrit në tremujorin e parë të 2024 nga 11.80 për qind në tremujor...
Bota
26 Prill 2024, 12:07
E. D
Biblioteka
FRANCË- Katër libra janë hequr nga Biblioteka Kombëtare e Francës për shkak të shqetësimeve se kopertin...
Bota
26 Prill 2024, 11:34
E. D
foto ilustruese
DUBAI- Njerëzit në Dubai dhe në pjesën tjetër të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë raportuar se jan...
Bota
26 Prill 2024, 11:07
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi sot për rrezikun e një aksidenti bërthamor në stacio...
Bota
26 Prill 2024, 10:51
N.F
Mbretin Charles
ANGLI- Gjendja shëndetësore e mbretit Charles po përkeqësohet gradualisht, gjë që i b&eu...