Bota

Gjermania përgatit planin për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Deklaratat e gjeneralit Bodemann janë demonstrim i mëtejshëm i faktit se Gjermania po bëhet gati për luftë përballë një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusinë brenda pesë viteve të ardhshme.

26 Prill 2024, 13:00 Nga E. D
Gjermania përgatit planin për të mbështetur ushtarët
foto ilustruese

GJERMANI- Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin lindor të NATO-s. Deklaroi gjenerali gjerman i Bundesëehr-it, Andrè Bodemann në një intervistë për Faz, duke shpjeguar se Gjermania po përgatitet të furnizojë “mijëra ushtarë amerikanë” dhe tanket e tyre.

Shumica e detajeve të planit mbeten sekret shtetëror, por oficeri i lartë zbuloi se nëse një divizion amerikan do të zhvendosej në lindje, mijëra tanke, mijëra ushtarë do të duhej të furnizoheshin me karburant ose ndoshta të riparoheshin tanket. 

Deklaratat e gjeneralit Bodemann janë demonstrim i mëtejshëm i faktit se Gjermania po bëhet gati për luftë përballë një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusinë brenda pesë viteve të ardhshme.

ushtria gjermane

Sondazh

Poll