26 Prill 2024, 08:06
Nga r.ll
pamje nga protesta e kaluar
TIRANË- Paraditen e sotme pritet të zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Lidhur me këtë policia e Shtetit njoftoi pasditen e djeshme se sot në orën 09:45 do të ketë një bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin pranë Bashkisë Tiranë. Gjithashtu, Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte, 26 prill 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Ashtu si në protestat e kaluara, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë. Protesta e fundit u shoqërua që nga nisja e saj me tensione, me dhjetëra koktejle molotovë të cilat u hodhën në hyrje të godinës së bashkisë. Ngjarjet në protestë u dënuan edhe nga amabsadorët perëndimorë në vendin tonë. Një ditë pas protestës, policia arrestoi katër protestues dhe procedoi edhe dy deputetë të Partisë Demokratike. Të hënën protestuesit e arrestuar u lanë të lirë, por gjykata vendosi tju ndalojë pjesëmarrjen në protestat e tjera.
protesta para baskise se tiranes
Aktualitet
26 Prill 2024, 07:25
r.ll
sigfrido ranucci
ITALI- Sigfrido Ranucci, prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit "Report" në televizionin italian RAI3 ësht&eu...
Aktualitet
26 Prill 2024, 07:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edh...
Aktualitet
26 Prill 2024, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Goog...
Aktualitet
26 Prill 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti...
Aktualitet
25 Prill 2024, 21:52
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK. I ...
Aktualitet
25 Prill 2024, 21:26
I.A
Emisioni
Emisioni investigativ Vetting në News24
Por çfarë e bën situatën më të rëndë në këtë...
Aktualitet
25 Prill 2024, 21:22
I.A
Trauma
Emisioni investigativ Vetting në News24
Një ndër problemet më të hershme që hasin pacientët në SUT lidhet m...
Aktualitet
25 Prill 2024, 21:17
I.A
Emisioni investigativ Vetting në News24
Probleme me koncesionin e sterilizimit
Kostot e larta që ka sjellë kontrata e sterilizimit kanë ...
Aktualitet
25 Prill 2024, 21:15
I.A
Foto Ilustruese
Emisioni investigativ Vetting në News24
Kompania “Eco Riciklim” është themeluar në vitin 2016 nga Fatos D...
Aktualitet
25 Prill 2024, 18:52
S.B
Ardian Isufi
KORÇË- Një prej përfituesëve të amnistisë i cili doli ditën e djeshme nga burgu, mësohet ...