Bota

Projektligji i Ruandës "ndërron" rrugën e emigrantëve, zgjedhin Irlandën në vend të Mbretërisë së Bashkuar

Projektligji i Ruandës, i cili do t'i dërgojë azilkërkuesit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, në kombin e Afrikës Qendrore, u miratua të martën, pavarësisht shqetësimeve për të drejtat e njeriut.

26 Prill 2024, 08:21 Nga r.ll
Projektligji i Ruandës "ndërron" rrugën e
foto ilustruese

IRLANDË- Kërcënimi i deportimit në Ruandë ka bërë që emigrantët e paligjshëm të shkojnë drejt Irlandës në vend të Mbretërisë së Bashkuar. Këtë e ka deklaruar zëvendëskryeministri i Irlandës, Michael Martin.

Projektligji i Ruandës, i cili do t'i dërgojë azilkërkuesit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, në kombin e Afrikës Qendrore, u miratua të martën, pavarësisht shqetësimeve për të drejtat e njeriut.

Ai tha se lëvizja e emigrantë tashmë po prek Irlandën, pasi njerëzit kishin frikë të qëndronin në Britani. Martin i cili është gjithashtu sekretar i jashtëm i Irlandës, tha se azilkërkuesit po kërkonin të gjenin një vend për tu vendosur dhe brenda Bashkimit Evropian, në vend të dëbimit në Ruandë.

Fjalët e tij pasojnë ato të ministres së drejtësisë Helen McEntee, e cila tha në një komision shqyrtimi në parlamentin irlandez në fillim të kësaj jave se emigrantët dhe refugjatët po kalonin kufirin me Irlandën e Veriut.

McEntee tha se "më shumë se 80%" e njerëzve që kërkojnë azil në Irlandë kanë hyrë në vend përmes Irlandës së Veriut, një vendkalim kufitar që është i hapur siç garantohet nga një traktat Brexit MB-BE."

Deklaratat e tyre vijnë mes tensioneve në rritje mbi nivelet e imigracionit në Irlandë, e cila po përballet me një krizë strehimi që ka prekur njerëzit e saj, si dhe azilkërkuesit.

michael martin irlande britani e madhe

Sondazh

Poll