Bota

VIDEO/ Mësuesi dhunon brutalisht studentin në SHBA: Më quajti zezak!

Pamjet nga dhunimi i studentit ka shkaktuar bujë në SHBA. Në pamjet e regjistruara duket  Requon Smith duke hedhur studentin në tokë, duke e goditur me grushte dhe një shuplakë në shkollën e mesme Valley në Las Vegas të martën e kaluar.

26 Prill 2024, 08:18 Nga N.F
VIDEO/ Mësuesi dhunon brutalisht studentin në SHBA: Më quajti
Dhunimi

SHBA- Një mësues 27-vjeçar është arrestuar në Las Vegas pasi ka rrahur një student, i cili më herët thuhet se e kishte cilësuar si njëri me ngjyrë. Pamjet nga dhunimi i studentit ka shkaktuar bujë në SHBA. Në pamjet e regjistruara duket  Requon Smith duke hedhur studentin në tokë, duke e goditur me grushte dhe një shuplakë në shkollën e mesme Valley në Las Vegas të martën e kaluar.

Policia arrestoi një mësues zëvendësues në Vegas. Sipas informacioneve, dyshohet se nxënësi e ka quajtur mësuesin “zezak”, duke i shkaktuar shpërthimin e tij. Pasi videot u bënë publike, policia arrestoi mësuesin dhe nxënësin, ndërsa policia lokale konfirmoi se zëvendës mësuesi u hoq nga posti i tij dhe tani i ndalohet të jepte mësim në zonë.

Sipas të njëjtave informacione, studenti po trajtohet në një spital lokal dhe po shërohet pas sulmit. Mësuesi 27-vjeçar akuzohet, ndër të tjera, për lëndim të rëndë të një studenti dhe mbahet me kusht prej 9 mijë dollarësh, ndërsa gjyqi i tij është caktuar për sot, të premte.

requon smith las vegas shba

Sondazh

Poll