Bota

SHBA do të njoftojë blerjen e armëve me vlerë 6 miliardë dollarë për Ukrainën

Ndihma e gjerë ushtarake është pjesë e një pakete financimi prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën që Kongresi miratoi këtë javë.

26 Prill 2024, 07:52 Nga E. D
SHBA do të njoftojë blerjen e armëve me vlerë 6
foto ilustruese

UKRAINA- Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë. Ndër armët dhe municionet që do të blihen do të jenë radarë kundërajror, automjete të llojeve të ndryshme, raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, armë dhe municione për to, municione precize dhe sisteme kundër dronëve, sipas burimeve amerikane, të cilët folën me kushte të anonimitetit.

Ndihma e gjerë ushtarake është pjesë e një pakete financimi prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën që Kongresi miratoi këtë javë. Të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi dërgimin e menjëhershëm të një pakete ndihme ushtarake prej 1 miliard dollarësh, duke përfshirë sisteme dhe municione të mbrojtjes kundërajrore, artileri, raketa dhe lloje të ndryshme të blinduara, që do të nxirren nga rezervat e ushtrisë amerikane.

Sipas raportimeve, blerjet me vlerë 6 miliardë dollarë do të bëhen nga industritë ushtarake amerikane dhe do të jenë artikuj të rinj, që do të thotë se ato nuk do të arrijnë në duart e ushtrisë ukrainase për disa vite. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën që kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj në shkurt 2022 vlerësohet të ketë arritur në 45 miliardë dollarë.

qeveria amerikane

Sondazh

Poll