Bota

VIDEO/ Kishte dy javë që ishte liruar nga burgu, 53-vjeçari ndërron jetë gjatë arrestimit në SHBA: Nuk marr do frymë

Departamenti i policisë lokale publikoi pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve. Në pamjet në fjalë, të cilat kanë shkaktuar reagime, dëgjohet i arrestuari duke thënë vazhdimisht shprehjen “ Nuk marr dot frymë ” teksa dy policët e arrestojnë dhe e prangosin.

26 Prill 2024, 07:55 Nga N.F
VIDEO/ Kishte dy javë që ishte liruar nga burgu, 53-vjeçari
Frank Tyson

SHBA- Autoritetet e shtetit të Ohajos po kryejnë një hetim për rrethanat e vdekjes së një 53-vjeçari teksa ndodhej në paraburgim. Frank Tyson vdiq gjatë arrestimit të tij nga oficerët e policisë Beau Sonnege dhe Camden Burts në Canton mbrëmjen e 18 prillit.

Departamenti i policisë lokale publikoi pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve. Në pamjet në fjalë, të cilat kanë shkaktuar reagime, dëgjohet i arrestuari duke thënë vazhdimisht shprehjen “ Nuk marr dot frymë ” teksa dy policët e arrestojnë dhe e prangosin.

Në një moment, njëri prej tyre shfaqet i gjunjëzuar në kurrizin e 53-vjeçarit. Më pas Tyson ndalon së foluri dhe, gati pesë minuta më vonë, një oficer zbulon se ai nuk ka puls. Kur më në fund arrin ambulanca e thirrur nga policia, burri tashmë kishte vdekur.

Në videon e publikuar për publikun, ai shihet duke i rezistuar arrestimit duke bërtitur se “po tentojnë ta vrasin”. “Telefononi sherifin”, bërtet ai pa pushim ndërsa oficerët i thonë të qetësohet dhe ta arrestojnë.

Oficerët e godasin Tyson-in në tokë, me njërin prej tyre duke e vendosur gjurin e tij në shpinë për rreth tridhjetë sekonda përpara se ta heqë përfundimisht. Tyson thotë edhe një herë se nuk mund të marrë frymë para se të ndërronte jetë. Në orën 20:29, Tyson është në dysheme dhe pamjet tregojnë oficerët duke kontrolluar portofolin e tij për ID dhe duke folur me njerëz të tjerë në lokal. Kalojnë më shumë se pesë minuta para se një oficer tjetër të kthehet për të pyetur nëse i arrestuari po merr frymë.

Polici kontrollon pulsin e tij dhe ai largohet nga vendngjarja. Në orën 20:37, një oficer policie pyet sërish nëse Tyson ka puls, pasi ai nuk u përgjigjet. Ata fillojnë CPR derisa të arrijë një ambulancë. Që atëherë të dy oficerët janë vendosur në pushim me pagesë. Vetëm dy javë më parë, Tyson ishte liruar nga burgu pasi kreu një dënim 24-vjeçar. 

frank tyson ohajo shba

Sondazh

Poll