Aktualitet

EMRI/ Përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga burgu, i riu i kthehet vjedhjes dhe arrestohet sërish

Ardian Isufi i sapo liruar nga qelia ka vjedhur një automjet tip Ford Fiesta i cili ishte i ndezur në parkim pranë lagjes 18.

25 Prill 2024, 18:52 Nga S.B
EMRI/ Përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga burgu, i riu i kthehet vjedhjes
Ardian Isufi

KORÇË- Një prej përfituesëve të amnistisë i cili doli ditën e djeshme nga burgu, mësohet se ka kryer një vjedhje në qytetin e Korçës. Ardian Isufi i sapo liruar nga qelia ka vjedhur një automjet tip Ford Fiesta i cili ishte i ndezur në parkim pranë lagjes 18.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ku Isufi kalon me automjetin e vjedhur në aksin Korçë-Pogradec. Policia ka arritur që të arrestojë 36-vjeçarin në qytetin e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Korçë Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës. Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve). Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip "Ford", në pronësi të një 30-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. 

ardian isufi burg amnistia vjedhje

Sondazh

Poll