Aktualitet

EMRI/ Kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Pogradec

Policia ka bërë të ditur se punonjësit kanë shkuar në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike, por atje janë përballur me një situatë dramatike kur Spartak Çela i ka kërcënuar ata me armë. 

25 Prill 2024, 17:01 Nga E. D
EMRI/ Kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës,
foto ilustruese

POGRADEC- Punonjësit e e Task Forcës në fshatit Buzaishtë të Pogradecit janë kërcënuar nga një 40-vjeçar ditë e sotme pasi ai mendonte se ishin efektivë policie.  Policia ka bërë të ditur se punonjësit kanë shkuar në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike, por atje janë përballur me një situatë dramatike kur Spartak Çela i ka kërcënuar ata me armë. 

Çela pas konfliktit dhe kërcënimit u ka kërkuar falje, duke u shpjeguar se është keqkuptuar dhe mendonte se ata ishin efektivë të policisë Gjithashtu Spartak Çela është i shpallur në kërkim për vrasje mbetur në tentativë prej dy vitesh. Ai ka plagosur shokun e tij në një lokal dy vite më parë dhe nga ai moment çela është shpallur në kërkim. Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të tij pasi kjo është hera e dytë që  Spartak Çela arratise.

spartak Çela

Sondazh

Poll