Aktualitet

Kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, Policia bën njoftimin zyrtar: Autori rezulton i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit.

25 Prill 2024, 17:41 Nga S.B
Kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, Policia
foto ilustruese

POGRADEC- Një person me inicialet S.Ç ka kanosur me një armë zjarri një 54-vjeçar për motive të dobëta gjatë një konflikti në Pogradec. Mësohet se ky person rezulton i shpallur në kërkim pasi është i dënuar me burg për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Mesditën e sotme, në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec, shtetasi S. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.

Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja, e mbetur në tentativë".

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

pogradec arme zjarri kanosje

Sondazh

Poll