Aktualitet

Tentoi të vriste dy të rinj duke i përplasur me makinë, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim në Fier

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi gjykata e Fierit e kishte dënuarn me masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën për vrasje e mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë.

25 Prill 2024, 13:46 Nga N.F
Tentoi të vriste dy të rinj duke i përplasur me makinë,
Foto ilustruese

FIER- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi gjykata e Fierit e kishte dënuarn me masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën për vrasje e mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë.

Në pranga ka rënë i riu Pavli Dafa i cili në maj të vitit të kaluar tentoi të vriste dy të rinjtë Elis Sheqin dhe Daniel Licajn duke i përplasur me automjet.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

fier arrestim vrasje policia

Sondazh

Poll