Aktualitet

U lirua pasi përfitoi nga Amnistia Penale, Sokol Sinomati arrestohet në Vlorë pak orë pasi doli nga burgu

Urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk i ishte ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

25 Prill 2024, 12:43 Nga N.F
U lirua pasi përfitoi nga Amnistia Penale, Sokol Sinomati arrestohet
Sokol Sinomati

VLORË- Disa orë pasi u lirua nga burgu pasi përfitoi nga ligji i amnistisë penale Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri" u vendos sërish në pranga. Mësohet se Sinomati u arrestua pasi ai rezulton i dënuar me 12 vite burg nga drejtësia italiane për drogë.

Ai fitoi lirinë të mërkurën pasi përfitoi nga amnistia penale por kjo nuk zgjati shumë, pasi pak orë pas lirimit policia e Vlorës kanë shkuar në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri.

Urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk i ishte ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: -Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,” njoftoi policia.

Kush është Sokol Sinomati

Mbrëmjen e 7 janarit 2024, Sokol Sinomatit i ekzekutuan të birin me snajpernë ballkonin e shtëpisë, 23-vjeçarin, Gëzim Sinomati. Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë. Ai ishte i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Në 2014 gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosi që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati, të dy ushtarë të Gaxhait, të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim. Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.

Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017-n, drejt Belgjikës, ku sërish merrej me aktivitet të paligjshëm dhe u arrestua aty në vitin 2021, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

sokol sinomati arrestim amnistia penale vlore

Sondazh

Poll