Bota

Kreu i i VMRO-DPMNE-së: Kam folur me Taravarin, i urova qeverisje të ardhshme në Maqedoni

Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave.

25 Prill 2024, 08:14 Nga M.B
Kreu i i VMRO-DPMNE-së: Kam folur me Taravarin, i urova qeverisje të
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e mbrëmjes së shkuar, për shtyp pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, tha se pas publikimit të rezultateve të para ka kontaktuar pjesëtarë të opozitës shqiptare, konkretisht me kandidatin nga koalicioni VLEN, Arben Taravarin. Mickoski tha se i uroi Taravarit qeveri të ardhshme në Maqedoni.

“Para se të drejtohem para jush, u takova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Mickoski.

Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit i cili ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila udhëheq në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll