25 Prill 2024, 08:08
Nga N.F
Miroslav Radacovski
BRUKSEL- Eurodeputeti sllovak, Miroslav Radacovski ka tërhequr vëmendjen e mediave pas një gjesti të cilin bëri gjatë seanncës të së mërkurës së Parlamentit Europian. Radacovski gjatë fjalës së tij para PE-së nxorri nga çanta një pëllumb duke e lënë të lirë të fluturojë në dhomë. Në fjalimin e tij, eurodeputeti sllovak, i cili kryeson Partinë Patriotike të Sllovakisë së krahut të djathtë, argumentoi se lëvizja e tij ishte bërë si një thirrje për paqen botërore.
“Uroj që e gjithë bota, rusët dhe ukrainasit, të kenë paqe. Do të doja ta lëshoja këtë pëllumb si simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Ky pëllumb le të bëhet simbol i bashkimit”, tha Radachovski në fjalën e tij.
Lëvizja e eurodeputetit sllovak, megjithatë, shkaktoi një reagim me kolegen e tij franceze nga të Gjelbërit, Caroline Rouge, duke akuzuar Radacovskin për përdorimin e një kafshe të gjallë kundër rregullave të Parlamentit Evropian.
“Çfarë do të bëni për ta rikthyer këtë jetë zotëri? Ku është mbrojtja e kafshëve në këtë lëvizje? Është një veprim krejtësisht i papranueshëm”, tha eurodeputeti francez, ndërsa një tjetër anëtar i Parlamentit Evropian e pyeti me ironi Radachoëski-n: “Tani a mund ta kapësh?”.
“Shpresojmë që kafsha të jetë mirë”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Jean-Christophe Ottien, i cili njoftoi se incidenti do t'i raportohej presidentes, Roberta Metzola.
miroslav radacovski pe paqe pellumb
Bota
25 Prill 2024, 07:55
M.B
Tre kandidatët
MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e para pas votimeve...
Bota
25 Prill 2024, 08:02
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Në vend të 0.2 përqind, qeveria federale pret rritje prej 0.3 përqind për vitin aktual – kjo refle...
Bota
25 Prill 2024, 07:57
N.F
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se do të pezullojë ushtrimin e detyrës deri në javën ...
Bota
25 Prill 2024, 07:50
N.F
Arrestimet
SHBA- Dhjetëra arrestime ndodhën herët të enjten në dy universitete amerikane mes demonstrata...
Bota
25 Prill 2024, 07:42
N.F
Arratisja
VENEZUELË- Disa të burgosur në Venezuelë janë kapur teksa kanë tentuar të arratisen nga burgu. Tentativa ...
Bota
25 Prill 2024, 07:37
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Irani po tenton të zgjerojë ndikimin në Afrikë, duke ofruar armë, partneritet dhe kaos, me që...
Bota
25 Prill 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Njëmbëdhjetë republikanë që paraqitën një dokument në Kongres duke deklaruar në mën...
Bota
25 Prill 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Çmimet e naftës shënuan rënie të mërkurën ndërsa janë ulur shqetësimet për k...
Bota
25 Prill 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi t...
Bota
24 Prill 2024, 22:47
I.A
Takimi
TIRANË- Bashkimi Europian ka bashkëfinancuar në Ballkanin Perëndimor dekadën e fundit më shumë se 85 projekte inf...