Bota

Mbështeti Taravarin, Fronti Evropian i Ali Ahmeti "nuk e kursen" Kurtin pas rezultatit: Kryeministër, a po bindesh që s’ia vlen?!

Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit i cili ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

25 Prill 2024, 08:36 Nga M.B
Mbështeti Taravarin, Fronti Evropian i Ali Ahmeti "nuk e kursen"
Albin Kurti, Arben Taravari, Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, pas fitores së Frontit Evropian mbrëmë në Tetovë, i është drejtuar kandidatit të koalicionit VLEN, Arben Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek. Ai tha se ata e bënë Taravarin ministër shëndetësie dhe kryetar komune.

“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thoshte që prapë kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotësojmë edhe këtë dëshirë. Kthehu tani në profesion”, tha Sela.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se më 8 maj thellohet fitorja. Ahmeti shtoi se ajo që e gëzon më shumë është fitorja në Tetovë.

“Më 8 maj e kam një porosi për të gjithë, si vëllau vëllaut, aty ku rrezikohet ndonjë mandat le të kenë kujdes. Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi është mbi 40 mijë, në të gjith komunat fitojmë bindës, por më shumë më ka gëzuar fitorja në Tetovën time, sepse unë që 23 vite jetoj këtu”, ka thënë Ahmeti.

Raportohet po ashtu se nga Fronti Evropian iu drejtuan edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që mbështeti Taravarin, duke i thënë: “kryeministër, a po bindesh që s’ia vlenë, nuk ia vlenë të përkrahen njerëzit e opozita që e ka humbur rrugën në oborr”.

Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit i cili ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.

Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila udhëheq në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll