Bota

VIDEO/ Protestat pro Palestinës në universitetet amerikane, përpleshje mes të rinjve dhe policisë, arrestohen 84 protestues

Videot nga Universiteti i Teksasit (UT Austin) kanë kapur momentet e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë ku oficerët i largonin këta persona nga ambientet e universitetit.

25 Prill 2024, 07:50 Nga N.F
VIDEO/ Protestat pro Palestinës në universitetet amerikane,
Arrestimet

SHBA- Dhjetëra arrestime ndodhën herët të enjten në dy universitete  amerikane mes demonstratave pro Palestinës. Në Universitetin e Teksasit, policia bëri të paktën 34 arrestime të protestuesve ndërsa në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) u bënë të paktën 50 arrestime.

Videot nga Universiteti i Teksasit (UT Austin) kanë kapur momentet e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë ku oficerët i largonin këta persona nga ambientet e universitetit. Arrestimet vijnë në mes të një vale protestash në universitetet amerikane që nisën javën e kaluar pas një proteste të studentëve në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, duke i bërë thirrje administratës së institucionit të ndërpresë lidhjet me kompanitë e armëve të lidhura me Izraelin.

 

shba protesta palestine

Sondazh

Poll