Bota

Skandali i ri diplomatik i Vuçiç në New York, ofendoi sllovenët, reagon kryeministri Golob

Reagimi i kryeministri slloven Robert Golob vjen pasi Vuçiç tha një ditë më parë se nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

24 Prill 2024, 19:57 Nga E. D
Skandali i ri diplomatik i Vuçiç në New York, ofendoi
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve. Reagimi i kryeministri slloven Robert Golob vjen pasi Vuçiç tha një ditë më parë se nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

Gjithahshtu edhe vetë mediat serbe e kanë quajtur veprimin e Vuçiç  “Skandali të ri diplomatik i Vuçiç"

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, ka thënë Vuçiç. 

Ndërsa Golob tha në një deklaratë se shprehje të tilla të kujtojnë kohë të tjera dhe janë të padenjë për nivelin e arritur të marrëdhënieve midis dy vendeve. 

“Sllovenia kryen punën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi baza parimore dhe sinqerisht përpiqet të gjejë paqen dhe pajtimin midis popujve. Sllovenia gjithashtu mbron këtë në lidhje me Serbinë”, ka thënë ai. 

Ndërkohë mediat raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar në intervistë të ngarkuarin me punë të ambasadës serbe në Lubjanë. Vuçiç kritikoi Slloveninë gjithashtu se është një nga sponsorët e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të hidhet në votim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fillim të majit.

Në dokumentin e rezolutës thuhet se kërkohet, ndër të tjera, që të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Ndryshe, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit boshnjak Republika Srpska mohojnë se në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid në Srebrenicë.

aleksandar vuçiç robert golob

Sondazh

Poll