Bota

U shpëtoi plagëve por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Videoja nuk ka ndonjë datë, por Goldberg-Polin thotë se ai është mbajtur rob për gati 200 ditë.

24 Prill 2024, 18:37 Nga E. D
U shpëtoi plagëve por pa njërën dorë: Hamasi publikon
Hersh Goldberg-Polin

IZRAEL- Hamasi ka publikuar një video të re që thuhet se tregon shenja jete nga pengu 23-vjeçar izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin. Në videon duket Goldberg-Polin, të cilit i mungon një nga duart e tij. Videoja nuk ka ndonjë datë, por Goldberg-Polin thotë se ai është mbajtur rob për gati 200 ditë. Ai u rrëmbye në mëngjesin e 7 tetorit.

Pamjet nga sulmi i Hamasit kanë treguar se krahu i Goldberg-Polin u hodh nga bërryli poshtë, ndërsa pjesëtarët e Hamasit hodhën granata në një strehë ku ai dhe të tjerët që u përpoqën të shpëtonin.

Në video, ai duket se thotë se kryeministri izraelit nuk po bën mjaftueshëm, e fajëson atë që nuk i ka nxjerrë robërit. Sipas pamjeve, Goldberg-Polin tha se ai është nëntokë për rreth 200 ditë. Gjithashtu Hamasi ka lëshuar më parë video të ngjashme të pengjeve që po mban, në atë që Izraeli thotë se është një luftë e mjerueshme psikologjike pamje të cilat shumica e mediave izraelite nuk i transmetojnë.

hersh goldberg-polin

Sondazh

Poll