Bota

SHBA mbështet Kosovën, por këmbëngul për Asociacionin, Ndihmës Sekretari O’Brien takim me Kurtin, kërkon përparime

Gjithashtu O’Brien përmes një postimi në platformën "X" ka theksuar se me Kurtin ka diskutuar për hapat pozitivë të nevojshëm që duhet të ndërmerren nga Kosova. 

24 Prill 2024, 18:54 Nga E. D
SHBA mbështet Kosovën, por këmbëngul për Asociacionin,
James O'Brien dhe Albin Kurti

KOSOVË- James O'Brien Ndhmës sekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të DASH në një takim të zhvilluar me Kryeministrin e kosovës Albin Kurti ka këkuar përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Gjithashtu O’Brien përmes një postimi në platformën "X" ka theksuar se me Kurtin ka diskutuar për hapat pozitivë të nevojshëm që duhet të ndërmerren nga Kosova. 

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, shkroi O’Brien në “X”.

james o'brien albin kurti

Sondazh

Poll