Bota

Marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, shkëmbehen fëmijët e ndarë nga familjet pas nisjes së luftës

Ukraina beson se Rusia ka marrë ilegalisht më shumë se 19,000 fëmijë të saj që nga fillimi i pushtimit të vitit 2022, nga të cilët më pak se 400 janë kthyer.

24 Prill 2024, 17:47 Nga E. D
Marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, shkëmbehen
foto ilustruese

RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të shkëmbejnë fëmijët që janë ndarë nga familjet e tyre në mes të armiqësive midis dy shteteve. 

"Për herë të parë në një format ballë për ballë, ne zhvilluam bisedime me palën ukrainase. Njëzet e nëntë fëmijë do të shkojnë në Ukrainë dhe 19 në Rusi ," njoftoi komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova.

Ajo nuk dha detaje se pse fëmijët ishin në duart ruse apo nga kishin ardhur. Ukraina beson se Rusia ka marrë ilegalisht më shumë se 19,000 fëmijë të saj që nga fillimi i pushtimit të vitit 2022, nga të cilët më pak se 400 janë kthyer. Por Moska e mohon këtë akuzë, duke thënë se ka transferuar fëmijët për sigurinë e tyre larg zonave të luftimit. Fati i fëmijëve ka qenë shumë i ndjeshëm në Ukrainë që nga fillimi i luftës dy vjet më parë.

Disa nga prindërit e fëmijëve u vranë, ndërsa të tjerët u ndanë nga kujdestarët nga linjat e frontit që lëviznin shpejt në fillim të pushtimit. Disa jetonin në jetimoret ukrainase në zonat e pushtuara nga Rusia në atë kohë.

Gjithashtu Ukraina thotë se forcat e Moskës i deportuan ilegalisht në Rusi dhe akuzon autoritetet ruse se po përpiqen të fshijnë identitetin e tyre ukrainas.Adoleshentët që u kthyen në Ukrainë kanë thënë se iu nënshtruan edukimit patriotik rus dhe u bënë të lavdërojnë ushtrinë ruse.

maria lvova-belova

Sondazh

Poll