Sport

Carlos Tevez, i sëmurë! Gjatë natës shtrohet në spital... priten përgjigjet e analizave

Ish-sulmuesi argjentinas është shtruar në një spital në Buenos Aires, pasi ka përjetuar dhimbje gjoksi, Independiente: “Ai do të qëndrojë atje derisa të përfundojnë analizat, të cilat ishin të kënaqshme”

24 Prill 2024, 11:58 Nga DOSJA

Carlos Tevez, i sëmurë! Gjatë natës shtrohet në

ARGJENTINE - Ka orë të tëra shqetësimi për gjendjen shëndetësore të Carlos Tevez. Ish-sulmuesi i shquar, aktualisht trajneri i Independientes, i cili kishte pasur probleme shëndetësore muajt e fundit dhe në fakt do t'i duhej t'i nënshtrohej analizave, u shtrua në një spital në Buenos Aires gjatë natës, pasi pati dhimbje të forta në gjoks.

Argjentinasi, i cili u rrëzua përtokë tetorin e kaluar, duke u ankuar për dhimbje gjoksi dhe duke përplasur kokën, kërkoi ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në një klinikë në lagjen San Isidro, ku kaloi natën.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga Independiente, klubi i të cilit është trajneri Apache, rezultatet e testeve mjekësore që iu nënshtruan ishin të kënaqshme dhe për momentin argjentinasi do të qëndrojë në spital vetëm si masë paraprake. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll