Bota

Momente emocionuese, piloti polak i propozon për martesë të dashurës së tij stjuardesë gjatë fluturimit

Kompania ajrore polake “LOT Polish Airlines”, ka postuar videon përkatëse në Facebook, duke treguar momentin kur piloti Konrad Hank mban një buqetë dhe i kërkon të dashurës së tij të martohet me të

24 Prill 2024, 15:19 Nga E. D
Momente emocionuese, piloti polak i propozon për martesë të
foto nga vendngjarja

KRAKOV- Një pilot polak i propozoi të dashurës së tij stjuardesë gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov.

Kompania ajrore polake “LOT Polish Airlines”, ka postuar videon përkatëse në Facebook, duke treguar momentin kur piloti Konrad Hank mban një buqetë dhe i kërkon të dashurës së tij të martohet me të

“Në fluturimin e sotëm ka një person shumë të veçantë dhe shpresoj se ajo nuk pret asgjë. Zonja dhe zotërinj, rreth një vit e gjysmë më parë në këtë punë takova personin më të mrekullueshëm që ndryshoi plotësisht jetën time. Ti je gjëja më e çmuar për mua. Ti je ëndrra ime më e madhe e realizuar. Do të martohesh me mua?, tha piloti polak duke buzëqeshur, ndërsa ajo i tha “po”.

lot polish airlines konrad hank

Sondazh

Poll