Bota

Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve: Deri orën 13:00 pjesëmarrja arriti në 26.35%

Dashtevski tha se në përgjithësi procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa pengesa.

24 Prill 2024, 14:32 Nga M.B
Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Shtetëror i
Kandidatët

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri orën 13:00 ishte 26.35%. Dashtevski tha se në përgjithësi procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa pengesa.

Pjesëmarrje më të lartë rezulton të ketë në Komunën e Novaci me 42,87%, ndërsa më pak ka në Komunën e Vrapçishtit 10.18%. Kreu i KSHZ tha se u kanë mbërritur 140 kundërshtime prej të cilëve 16 janë pranuar, 8 janë refuzuar si të parregullta dhe 9 refuzuar, ndërsa pjesa tjetër është në përpunim.

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll