Bota

U arrestua se dyshohej se po drejtonte mjetin i dehur, belgu zbulon sëmundjen e pazakontë në burg, trupi i tij prodhon alkool

Avokati, Anse Ghesquiere i tha Reuters se klienti i saj punon në një fabrikë birre, por tre mjekë që e ekzaminuan në mënyrë të pavarur konfirmuan se ai vuante nga ABS. Mediat belge thanë se në aktgjykim, gjyqtari theksoi se i pandehuri, i cili nuk u identifikua në përputhje me zakonet gjyqësore vendase, nuk kishte simptoma të dehjes.

24 Prill 2024, 14:08 Nga N.F
U arrestua se dyshohej se po drejtonte mjetin i dehur, belgu zbulon
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një burrë belg u lirua nga burgu pasi u akuza për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur të hënën. Arrestimi i tij bëri të mundur zbulimin e një sindrome të pazakontë atë të auto-birrarisë (ABS), një gjendje e rrallë ku trupi prodhon alkool.

Avokati, Anse Ghesquiere i tha Reuters se klienti i saj punon në një fabrikë birre, por tre mjekë që e ekzaminuan në mënyrë të pavarur konfirmuan se ai vuante nga ABS. Mediat belge thanë se në aktgjykim, gjyqtari theksoi se i pandehuri, i cili nuk u identifikua në përputhje me zakonet gjyqësore vendase, nuk kishte simptoma të dehjes.

Gjykata e policisë së Bruges, e cila e liroi të pafajshmin ndërsa ai nuk iu përgjigj një emaili nga Reuters për të komëntuar rreth ngjarjes. Lisa Florin, biologe klinike në spitalin belg AZ Sint-Lucas, shpjegoi se njerëzit me këtë gjendje prodhojnë të njëjtin lloj alkooli si ai në pijet alkoolike, por që në përgjithësi i ndjejnë më pak efektet e tij. Ajo shtoi se njerëzit nuk lindin me ABS, por mund ta marrin atë kur tashmë vuajnë nga një sëmundje tjetër e lidhur me zorrët.

burg alkool belgjike

Sondazh

Poll