Bota

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, voton kryeministri Xhaferi: Vendosim për drejtimin nga do të lëvizë vendi

Pas votimit, Xhaferi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë teksa ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi.

24 Prill 2024, 13:18 Nga M.B
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, voton kryeministri
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Pas votimit, Xhaferi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë teksa ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi. Sipas tij, në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet vitet e ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi.

“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane.

Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë. Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi.

 

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll