Aktualitet

Vdiq pasi ra në kontakt me korentin, del fotoja e 43-vjeçarit në Lezhë

Lidhur me rastin OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

24 Prill 2024, 08:44 Nga r.ll
Vdiq pasi ra në kontakt me korentin, del fotoja e 43-vjeçarit
vladimir muhja

LEZHË- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Lezhë, ku viktimë ka mbetur Vladimir Muhja, 43-vjeç. Ky i fundit ishte duke lëvizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.

Lidhur me rastin OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti. Viktima banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

lezhe vladimir muhja

Sondazh

Poll