23 Prill 2024, 20:26
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demoktatike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u shpreh se asgjë nuk i ndalon në rrugën e triumfit dhe kauzës së drejtë. Gjithashtu Berisha theksoi se dotë paraqesë hilet e Dumanit me hetimin e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Berisha shtoi se në asnjë rast nuk flitet për grup të strukturuar kriminal.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, luftëtarë të vërtetë për dinjitetin, lirinë dhe fitoren. Asgjë nuk na ndalon ne në rrugën tonë të triumfit, të ngadhënjimit të kauzës tonë të drejtë. Ndaj dhe ju përshëndes ju përzemërsisht, përshëndes oratorët e mrekullueshëm të parlamentit të fjalës së lirë. Ftoj qytetarët e Tiranës që ditën e premte ta shndërrojnë në ditën e betimit, në ditën e fitores, në ditën e ngadhënjimit të kauzës sonë të drejtë.
Miqtë e mi, arrestimi i tre hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, që kishin vendosur aty modulin e vjedhjes 100 përqind të fondeve publike. Që kishin vendosur me Erion Veliajn, modelin më të paparë në historinë e një shteti, zhdukjen e fondeve publike, ky hetim është një përdhosje, është një mashtrim i turpshëm, është një krim i shëmtuar. Ndaj dhe i them sot çdo shqiptari dhe çdo qytetari shqiptar, por edhe partnerëve tanë se në akte të tilla kriminale, ka vetëm një verdikt: largim, largim dhe vetëm largim. Do më lejoni para jush dhe shqiptarëve të paraqes hilet e poshtra, të ulëta, antiligjore, që Altin Dumani ka bërë me hetimin e kryehajdutit të bashkisë, Erion Veliajt.
E para, janë me dhjetëra tendera për të cilin kanë firmën dhjetëra punonjës. Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, Altin Dumani nuk guxon të bëjë fjalë për grup të strukturuar kriminal. Miqtë e mi, shikoni këtë rrufjan. Ata vjedhin së bashku, ata caktojnë fituesit së bashku. Ata mashtrojnë me kriteret së bashku. Ata caktojnë fondet limite së bashku. Ata firmosin së bashku dhe këto për Daman-Zamanin nuk janë grup hajdutësh, por janë thjesht njerëz të pakujdesshëm.
sali berisha
Politike
23 Prill 2024, 20:03
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ...
Politike
23 Prill 2024, 19:34
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, emisionin e transmetuar në 'Rai 3' me fokus marrëveshjen e emigrantëve, e ka komentuar si një t...
Politike
23 Prill 2024, 19:21
M.B
Rishi Sunak dhe Edi Rama
BRITANI- Përpjekjet e Qeverisë Britanike për të ndalur gomonet e emigrantëve ilegalë shënuan nj...
Politike
23 Prill 2024, 18:51
M.B
Ilir Meta
SHKODËR- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat në Shkodër, ka...
Politike
23 Prill 2024, 18:22
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u është drejtuar qytetarëve me thirrjen për të...
Politike
23 Prill 2024, 17:46
I.A
Edi Rama
“Forma të ndryshme të korrupsionit, nga korrupsioni i vogël deri tek nepotizmi, pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, jan&eu...
Politike
23 Prill 2024, 17:01
I.A
Belinda Balluku
ELBASAN- Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe In...
Politike
23 Prill 2024, 16:27
M.B
Komisioni
TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar. Pas rreth 3 orë mbledhjeje e kar...
Politike
23 Prill 2024, 15:29
I.A
Veliaj dhe shkrimet
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se është më i shqetësuar për shkrimet kundër tij n&eum...
Politike
23 Prill 2024, 14:34
r.ll
ilir metaj
TIRANË- Anëtari i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Ilir Metaj iu drejtua kryetares Alb...