Aktualitet

Gjykata i ka caktuar masën "arrest në burg", shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT Elbasan

Dyshohet se në muajin prill 2024, ata nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim.

23 Prill 2024, 20:11 Nga M.B
Gjykata i ka caktuar masën "arrest në burg", shpallen
Foto ilustruese

ELBASAN- 38-vjeçari ne inicialet A. M., me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe 50-vjeçari me inicialet B. Q., inspektor, janë shpallur në kërkim pasi gjykata u ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Dyshohet se në muajin prill 2024, ata nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Njoftimi:

DVP Elbasan

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan.

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

imt elbasan

Sondazh

Poll