Aktualitet

Transporti i parave me furgon mallrash nga Britania, gazetari: Bëhet fjalë për miliona paund, adoleshentët binden nga Tik-Tok-u për "shtëpitë e barit"

Në investigimin e medias britanike përfshiheshin dhe instervista me bloger të njohur të rrjetve sociale në Shqipëri.

23 Prill 2024, 17:13 Nga M.B
Transporti i parave me furgon mallrash nga Britania, gazetari: Bëhet
Zak Garner-Purkis

BRITANI- Thuajse një javë më parë, media britanike "Daily Express" i kushtoi një artikull rasteve të transportit të paligjshëm të parave nga shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar ku në shumë raste, ato vinin nga veprimtaria e trafikut të drogës. Në investigimin e medias britanike përfshiheshin dhe instervista me bloger të njohur të rrjetve sociale në Shqipëri.

Ndërkohë, në një lidhje skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari britanik Zak Garner Purkis tha se nuk bëhet fjalë vetëm për transportin e parave të drogës por edhe për transportin e parave të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që punojnë në punë të ndershme. Nga ana tjetër kur u pyet edhe për investigimin e bërë mbi reklamimin e “shtëpive të barit” të Tik-Tok, ai u shpreh se viktimë e influencerve bien adoleshentët.

“Nuk bëhet fjalë për disa kompani që bëjnë transport nga Britania e Madhe. Unë kam humbur me persona të caktuar që u është kërkuar të transportojnë nga 9 mijë paund apo shuma të tjera të mëdha. Kjo është diçka që ndodh shumë shpesh. Janë njerëz që punojnë me ndershmëri dhe nuk bëjnë punë të paligjshme por kërkojnë t’u transportohen paratë që kanë drejt Shqipërisë...

Në këmbim që të mos flasin dhe të mos bëjnë asnjë lloj pyetje për shumën e parave që u jepet në valixhe dhe u jepet një lloj shpërblimi... bëhet fjalë për miliona paund që transportohen në këtë mënyrë. Ne dimë shumë pak për shumën e parave që transportohen në Britaninë e Madhe. Nuk dua të spekuloj sepse nuk kemi shifra të sakta por mesa kuptoj nga ajo që raportojnë autoritetet po flasim për miliona paund”, tha gazetari.

zak garner-purkis

Sondazh

Poll