Aktualitet

"Kanë sjellë rreth 10,000 njerëz në vend", kontrabandonte emigrantë me gomone drejt Britanisë, dënohet me 9 vjet burg 41-vjeçari shqiptar 

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se Cunaj ishte një nga disa personat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me një bandë kontrabande njerëzish që mendohet të ketë sjellë rreth 10,000 njerëz në vend.

23 Prill 2024, 17:35 Nga M.B
"Kanë sjellë rreth 10,000 njerëz në vend",
Foto ilustruese

BRITANI- 41-vjeçari shqiptar, Mustaf Cunaj, është dënuar me 9 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar, për organizimin e kalimit me gomone në Kanalin Anglez, të emigrantëve nga Franca veriore. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se Cunaj ishte një nga disa personat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me një bandë kontrabande njerëzish që mendohet të ketë sjellë rreth 10,000 njerëz në vend.

Kreu i bandës, Hewa Rahimpur, u burgos me 11 vjet në Belgjikë në tetor për mbikëqyrjen e operacionit, i cili shtrihej nga Turqia në Belgjikë dhe Francë. Ndërkohë disa anëtarë të tjerë të bandës morën dënime me burg që varionin nga 30 muaj deri në 10 vjet.

Cunaj u burgos pasi parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miratoi të hënën planet e diskutueshme të qeverisë për të deportuar në Ruandë emigrantë pa dokumente, si pjesë e një goditjeje ndaj kalimeve me “varka të vogla”.

emigracioni ilegal ne britani

Sondazh

Poll