Aktualitet

Pjesët e barrierës përfundojnë brenda makinës! Aksident në Lushnje, përplasen 2 automjete, 2 të lënduar në spital

Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur më pas me barrierën anesore.

23 Prill 2024, 19:51 Nga M.B
Pjesët e barrierës përfundojnë brenda makinës! Aksident
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur më pas me barrierën anesore. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.

Bëhet me dije se një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll