Aktualitet

Aksident në Pogradec, makina përplaset me furgonin, shkak shpejtësia dhe lagështia

Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tip 'Opel'.

23 Prill 2024, 15:38 Nga M.B

Aksident në Pogradec, makina përplaset me furgonin, shkak

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tip 'Opel'. Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll