Sport

Antony thyen heshtjen, pas gjestit fyes: “Kam reaguar në mbrojtje të klubit tim”

Anësori brazilian i Manchester United është shprehur në rrjetet sociale, pas asaj që ndodhi në fund të ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup të dielën e kaluar.

23 Prill 2024, 17:51 Nga DOSJA

Antony thyen heshtjen, pas gjestit fyes: “Kam reaguar në mbrojtje

ANGLI - Antony, anësori brazilian i Manchester United, u tall me lojtarët e Coventry-t në gjysmëfinalen e FA Cup, të luajtur të dielën e kaluar dhe që atëherë ai ka qenë në buzët e të gjithëve, duke censuruar qëndrimin e tij. Ndërkohë, ai ka qëndruar mënjanë dhe pikërisht këtë të martë ka thyer më në fund heshtjen, përmes rrjeteve sociale. 

"Coventry tregoi pse ata arritën në gjysmëfinale. Ne donim të arrinim në finale për tifozët tanë dhe ia arritëm. Mënyra se si u trajtuan tifozët tanë nga lojtarët e tyre nuk ishte e këndshme, dhe në atë kohë unë reagova ndaj provokimeve të tyre në mbrojtje të klubi im”,- ka shkruar Antoni në rrjetet sociale. 

Ishte në fund të gjuajtjes së penalltive kur ndodhi gjithçka. Pas fitores 4-2 nga pika e bardhë, kur kalimi në finale u certifikua, Antoni u kthye drejt lojtarëve të Coventry-t për t'i tallur. Sipas fjalëve të tij në rrjetet sociale, atij nuk i vjen shumë keq për atë që ka bërë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll