Vllaznia reagon menjëherë pas lajmit të bujshëm!
SHKODER - Klubi i Vllaznisë ka reaguar këtë të martë pas lajmeve të përhapura së fundmi për një bllokim t&eu...
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i përcolli Steffit Jones falënderimet e përzemërta të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka dhe theksoi se Shqipëria do të bëjë më të mirën në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
TIRANE - Ambasadorja e futbollit gjerman Steffi Jones përmbylli me sukses vizitën e saj dyditore në Shqipëri, teksa sot kaloi një moment të veçantë me fëmijët e fshatit SOS në Tiranë. Në një vizitë zyrtare të shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ish-ylli i futbollit gjerman të vajzave u mirëprit nga Drejtoresha e Fshatit SOS, Mimoza Manaj dhe nga përfaqësues të tjerë të qendrës.
Ambasadorja e futbollit gjerman fillimisht vizitoi ambientet e brendshme të fshatit SOS dhe takoi nga afër pjesëtarët e një familje, ku bashkëbisedoi me të gjithë fëmijët dhe kaloi një moment të veçantë. Më pas, Steffi Jones dhe fëmijët u zhvendosën në fushë, ku të gjithë së bashku zhvilluan një ndeshje futbolli.
Në fund, ambasadorja e Gjermanisë për finalet e “Euro 2024”, Steffi Jones, në emër të FSHF-së u dhuroi fëmijëve nga një çantë me dhurata, teksa i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e fshatit SOS për mikëpritjen e në veçanti Federatën Shqiptare të Futbollit, duke i uruar sa më shumë suksese në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i përcolli Steffit Jones falënderimet e përzemërta të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka dhe theksoi se Shqipëria do të bëjë më të mirën në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
Në vizitën e saj zyrtare, Sttefi Jones vizitoi edhe ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku u njoh me historinë e futbollit shqiptar, zhvilloi një diskutim të hapur me drejtues të FSHF-së, trajnerë dhe futbolliste, si edhe ndoqi një seancë stërvitore të ekipeve përfaqësuese rajonale të vajzave në “Shtëpinë e Futbollit”, ku bisedoi nga afër me futbollistet dhe trajneret vajza.
B.T (Dosja.al)
SHKODER - Klubi i Vllaznisë ka reaguar këtë të martë pas lajmeve të përhapura së fundmi për një bllokim t&eu...
SPANJE - Jude Bellingham nuk është një djalë si të tjerët. Ndërsa ishte ende vetëm 20 vjeç, ai pati një se...
ITALI - Klasifikimi i përgjithshëm ka filluar t’i buzëqeshë Lecces pas fitores së pastër të arritur në fushën...
GJERMANI - Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman p...
ITALI - Prej disa javësh, e ardhmja e Olivier Giroud ka qenë në lajme në Itali. Në moshën 37-vjeçare, ai është ...
ANGLI - Edhe pse prej disa sezonesh është një lojtar i njohur, Phil Foden është stratosferik këtë sezon me fanelën e M...
FRANCE - Paris Saint-Germain është në prag të fitimit të Ligue 1. Skuadra franceze kryeson ndaj Monacos me 11 pikë me 15 t&...
FRANCE - Fundi i historisë që duhet të çojë Kylian Mbappe të veshë fanelën e Real Madrid verën e ardhshme duket...
Gjyqtari i njohur italian Daniele Orsato ZVICER - Tetëmbëdhjetë gjyqtarë kryesorë ndeshjesh janë përzgjedhur nga komisio...
ITALI - ‘Scudetto’ të bën të bukur, por ‘scudetto’ të bën edhe të pasur. Fitimi ju ndihmon të fiton...