Sport

E PABESUESHME! Portieri iranian dënohet, pasi përqafoi një tifoz që hyri në fushë…

Portieri ndërkombëtar Hossein Hosseini është sanksionuar këtë të martë nga Federata Iraniane e Futbollit me një ndeshje dhe 4.300 euro gjobë, pasi ka përqafuar një tifoz në fund të një ndeshje futbolli.

23 Prill 2024, 17:09 Nga DOSJA

E PABESUESHME! Portieri iranian dënohet, pasi përqafoi një tifoz

IRAN - Portieri ndërkombëtar Hossein Hosseini është sanksionuar këtë të martë nga Federata Iraniane e Futbollit me një ndeshje dhe gjobë prej 4.300 eurosh, pasi ka përqafuar një tifoz në fund të një ndeshje futbolli.

Sanksioni për lojtarin e Teheranit të Esteghlal për të mos luajtur një ndeshje, vjen nga komentet që ai bëri në media, pasi u sanksionua më 17 prill për të paguar gjobën për përqafimin e një tifozi.

Ngjarjet nisën më 12 prill kur, në fund të ndeshjes ndërmjet Aluminum Arak dhe Esteghlal (0-1), një tifoz u hodh në fushë dhe arriti Hosseini, të cilin ai e përqafoi.

Pas përqafimit filloi një debat mes 11-herëshit ndërkombëtar me Iranin dhe sigurimit të ndeshjes, siç shihet në videot e ndeshjes.

Teksa Hosseini u largua nga fusha i shoqëruar nga sigurimi, tifozët bërtisnin "të pafytyrë" - një pseudonim i zakonshëm në futbollin iranian - me sa duket për trupat që ruanin rendin.

Komiteti disiplinor i Federatës Iraniane të Futbollit njoftoi më 17 prill një gjobë prej 3.000 milionë riale (4.300 euro) për përqafimin, ngjarje që lojtari e mori, sipas mediave iraniane.

"Unë do t'i paguaj këto 300 milionë tomanë (fraksion i rialit) pa problem për atë tifoz,"- u tha Hosseini gazetarëve më 19 prill, pas një ndeshjeje me Shams Azar në Teheran, raportuar nga media sportive ‘360’.

Hosseini ka falënderuar edhe komisionin disiplinor për shpejtësinë në nxjerrjen e vendimit. “Jam i lumtur që komisioni disiplinor u tregua i sjellshëm dhe më sanksionoi në 4 ditë”,- tha futbollisti 31-vjeçar.

Federata Iraniane e Futbollit e përmendi sot atë intervistë, si pjesë të arsyes së ndalimit me një ndeshje dhe konsideroi se lojtari ka shkelur nenin 71 të kodit të saj disiplinor.

Ky nen vendos një sanksion me një ndeshje për lojtarët, të cilët në intervista, artikuj, ose media të tjera "fyejnë zyrtarët e garës". Vendimi ka ngjallur kritika të forta mes futbollistëve, tifozëve dhe përdoruesve të internetit.

Në Republikën Islamike, kontaktet publike ndërmjet burrave dhe grave, që nuk i përkasin të njëjtit rreth familjar nuk lejohen.

Për 40 vjet, Republika Islamike e Iranit nuk i lejoi gratë të merrnin pjesë në stadiume, një tabu që u thye në vitin 2019 në një ndeshje Iran-Kamboxhia, ku morën pjesë 3.500 gra, nën presionin e FIFA-s.

Që atëherë, një numër i kufizuar grash janë lejuar në stadiume. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll