Sport

Arsène Wenger: "Mendoj se Xavi ka bërë një punë shumë të mirë te Barcelona"...

Trajneri historik francez vlerësoi punën e trajnerit katalanas në pankinën e Barçës dhe është shprehur për vendimin e trajnerit culé: "Për mendimin tim, ai e njoftoi largimin e tij shumë shpejt"

23 Prill 2024, 17:26 Nga DOSJA

Arsène Wenger: "Mendoj se Xavi ka bërë një punë

SPANJE - Vazhdimësia ose jo e Xavi është një nga temat më të nxehta te Barça sot. Pas humbjes së diskutueshme të Barçës të dielën e kaluar kundër Real Madridit, skuadra culé tani duhet të fokusohet në planifikimin e sezonit të ardhshëm, pa harruar mbylljen e vendit të dytë përballë ‘presionit’ të Girona-s.

Përpos tyre një prej dosjeve që duhet të mbyllet sa më parë është se kush do të jetë trajneri i ardhshëm për sezonin e ri të katalasve.

Për historinë e stolave, Arsène Wenger, foli së fundi në ‘L'èquipe’ teksa vlerësoi punën e Xavit në ekipin katalanas: "Unë mendoj se Xavi ka bërë një punë shumë të mirë në Barcelonë. Sipas mendimit tim, ai njoftoi largimi i tij shumë shpejt"

Barça pësoi një javë të vështirë me eliminimin nga Champions League dhe humbjen në ‘El Clasico’ që i largon 11 pikë nga kryesimi, diçka e klasifikuar si 'fat i keq' nga ish-trajneri i Arsenalit, i cili vlerësoi rritjen e skuadrës këtë sezon:

"Ata nuk patën asnjë fat kundër PSG-së , apo kundër Real Madridit, por treguan se po rriteshin sërish, dhe se skuadra po rritej së bashku”.

Së fundi, ai vë bast se Barça do të ketë një të ardhme të shkëlqyer me të gjithë futbollistët e rinj që ka në radhët e saj: "Kur mendon për moshën e lojtarëve të saj, ata vetëm mund të bëhen më të fortë. Prandaj mendoj se do të kisha dashur që Xavi të qëndronte ”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll