Aktualitet

Nga përndjekja tek vjedhja e energjisë elektrike, arrestohen katër persona në Tiranë

Mësohet se Gjykata e Tiranës i ka dënuar këta persona me burg për veprat penale prodhimi e shitja e lëndëve narkotike, përndjekja, vjedhja si dhe vjedhja e energjisë elektrike dhe impulsive telefonike.

23 Prill 2024, 14:26 Nga S.B
Nga përndjekja tek vjedhja e energjisë elektrike, arrestohen
foto ilustruese

TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë ky dy prej tyre ishin në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Mësohet se Gjykata e Tiranës i ka dënuar këta persona me burg për veprat penale prodhimi e shitja e lëndëve narkotike, përndjekja, vjedhja si dhe vjedhja e energjisë elektrike dhe impulsive telefonike.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e disa shtetasve në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

- U ndalua shtetasi G. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- U kap shtetasi në kërkim N. P., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale "Përndjekja"; 

- U ndalua shtetasi në kërkim F. D., 32 vjeç, banues në Bathore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja";

- U ndalua shtetasja N. N., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulsive telefonike".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane burg

Sondazh

Poll