Aktualitet

EMRAT/ Akuzohen për marrje rryshfeti, arrestohen 8 policë kufitarë të doganës Bozhaj-Hani i Hotit

Ndërkohë është zbardhur edhe identiteti i policëve të arrestuar përkatësisht Nikola Janiçiç, Zoran Radonjiç, Igor Zhivkoviç, Enver Dresaj, Momo Popivoda, Ivan Boljeviç, Vaso Radunoviç dhe Dragoman Millosheviç.

23 Prill 2024, 12:38 Nga N.F
EMRAT/ Akuzohen për marrje rryshfeti, arrestohen 8 policë
Foto ilustruese

MAL I ZI- Ditën e sotme janë vënë në pranga 8 policë malazezë të doganës Bozhaj-Hani i Hotit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohet se kanë marrë rryshfet. Ndërkohë është zbardhur edhe identiteti i policëve të arrestuar përkatësisht Nikola Janiçiç, Zoran Radonjiç, Igor Zhivkoviç, Enver Dresaj, Momo Popivoda, Ivan Boljeviç, Vaso Radunoviç dhe Dragoman Millosheviç.

Nga Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Podgoricë është bërë e ditur se ky institucion ka lëshuar urdhër për arrestimin e tetë policëve kufitar.

“Në rastin që po procedohet në këtë prokurori për veprën penale të marrjes së ryshfetit, Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka lëshuar urdhër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Policisë që tetë zyrtarë policorë t’i privojë nga Sektori i Policisë Kufitare (JN, RZ, Ž.I., ED, PM, BI, RV dhe MD)”, thuhet në njoftimin e ODT në Podgoricë.

mal i zi han i hotit

Sondazh

Poll