Sport

Kupa 72-të e Shqipërisë/ Të mërkurën, ndahen ‘biletat’ për finalen e madhe…

Nesër luhen takimet e dyta gjysmëfinale: Tirana - Kukësi (0-2) dhe Vllaznia - Egnatia (0-1)

23 Prill 2024, 11:46 Nga DOSJA

Kupa 72-të e Shqipërisë/ Të mërkurën, ndahen

TIRANE - Të mërkurën do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohet edhe skuadrat për finalen e madhe të këtij kompeticioni. Tirana - Kukësi dhe Vllaznia - Egnatia, të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 18:00.

Në “Air Albana” bardheblutë do të kërkojnë që të bëjnë mrekullinë, pasi do të tentojnë të përmbysin gjithçka për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Në anën tjetër verilindorët vijnë të qetë në këtë sfidë, pas fitores në takimin e parë 2-0. Kukësi do të synojë të mbrojë rezultatin për të siguruar kualifikimin në finale.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet sfida tjetër gjysmëfinale. Egnatia shkon e avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Trofeu i Kupës së 72-të Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

Kupa 72-të e Shqipërisë/ Të mërkurën, ndahen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll