Sport

Ditët e tij te Arsenali janë të numëruara! Ja cilin lojtar dëshiron të largojë Mikel Arteta

Mikel Arteta (42 vjeç) ka planifikuar strategjinë e tij për periudhën e ardhshme transferuese te Arsenalit.

23 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Ditët e tij te Arsenali janë të numëruara! Ja cilin lojtar

ANGLI - Gabriel Jesus (27 vjeç) u erdhi në “Emirates”, dy vite më parë, për të zgjidhur problemet në sulmin e londinezëve, por performanca e brazilianit ka lënë shumë për të dëshiruar.

Kësisoj raportohet, se trajneri Mikel Arteta dëshiron që Gabriel Jesus të shitet nga Arsenali në fund të sezonit 2023-2024.

Sulmuesi nga Brazili, me vetëm katër gola të shënuar në 23 ndeshje në Premier League, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të Arsenalit dhe stolit teknik.

Grupi “Emirates” është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror. ‘Topçinjtë’ po kërkojnë të forcojnë sulmin për sezonin e ri dhe duan të heqin qafe një nga yjet e skuadrës dhe Gabriel Jesus është objektivi tyre i parë, sipas ‘fichajes.net’ .

Gabriel Jesus iu bashkua Arsenalit nga Manchester City për rreth 45 milionë funte (52 milionë euro) dhe ka shpresuar të bëhet shpejt njeriu kryesor në sulm për londinezët.

Megjithatë, performanca e tij këtë sezon ka qenë jokonsistente në krahasim me sezonin e kaluar, kur ai kontribuoi me 11 gola në Premier League.

70 milionë euro është pjesa e tregut të Gabriel Jesus, sipas Transfermarkt. Kontrata e Gabriel Jesus me Arsenalin skadon në verën e vitit 2027. Ai shënoi 19 gola për Arsenalin, në të gjitha garat, në dy vitet e kaluara në “Emirates”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll