Sport

Gjoka trajneri i ri i Shkupit, do të luftojë me Duron për titullin kampion të Maqedonisë!

Gjoka, ka eksperiencë sa i takon kampionatit maqedonas pasi në 2019/2021 ishte në krye të Shkëndijes së Tetovës, madje duke i shpallur kampionë tetovarët

23 Prill 2024, 11:20 Nga DOSJA

Gjoka trajneri i ri i Shkupit, do të luftojë me Duron për

MAQEDONI - Trajneri Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkupit, teksa pritet që lajmi të zyrtarizohet. Është portali “Sportmania” që zbulon akordin mes palëve me Shkupin, që synon që në pesë javët e fundit t’ia dalë dhe të fitojë titullin kampion me skuadrën që aktualisht është në vend të dytë me 55 pikë, tre më pak se kryesuesit e Strugës, që drejtohen nga trajneri Shpëtim Duro.

Gjoka, ka eksperiencë sa i takon kampionatit maqedonas pasi në 2019/2021 ishte në krye të Shkëndijes së Tetovës, madje duke i shpallur kampionë tetovarët. Tashmë, Gjoka do të provojë veten me një tjetër skuadër shqiptare për të fituar titullin aq shumë të dëshiruar te klubi nga Çairi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll