Sport

E PABESUESHME/ Përleshje e futbollisteve femra në mes të fushës! Goditje me grushte dhe shkelma ndaj njëra-tjetrës!... (VD)

Skena të pabesueshme na vijnë nga Afrika e Jugut, ku futbollistet vranë njera-tjetrën gjatë një ndeshje futbolli. Është pak e vështirë të besosh që dhuna ka ardhur deri këtu dhe duket sikur gjithçka ka shkuar shumë larg.

23 Prill 2024, 08:00 Nga DOSJA

E PABESUESHME/ Përleshje e futbollisteve femra në mes të

AFRIKA E JUGUT - Lojtaret e Royal AM dhe Lindelani Ladies (2-1) u përleshën në mesin e fushës gjatë ndeshjes që u luajt në qytetin e Kwamashit. Kur bëhet fjalë për një përleshje midis meshkujve është diçka me të cilën jemi mësuar, por që femrat të luftojnë në fushë mund të thuash se është vërtetë një risi.

Shikojini pamjet e videos. Filloi fare kot, por më pas vazhdoi me shtytje dhe në fund me grushte të rënda. Nuk dihet kush kë po godiste, pasi të gjithë ndërhynë më pas në përleshje, por në fund situate u bë disi më e qetë.

Me rastin e kësaj ngjarje të pazakontë, edhe Federata e Futbollit të Afrikës së Jugut ka njoftuar se është e neveritur nga pamjet që ka parë.

“Jemi të zhgënjyer nga dhuna e futbollisteve. Duhej të ishte një derbi, por tashmë është vënë në pikëpyetje integriteti i futbollit të femrave. Lojtaret e të dyja skuadrave do të dëgjohen para organeve disiplinore,”- thuhet qartë në deklaratë nga federata e futbollit të këtij vendi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll