Bota

VIDEO/ U konfliktuan për një qen, avokati vret ne armë të moshuarin në Brazil: Të shohim kush vdes i pari!

Sipas autoriteteve dyshohet se janë shkëmbyer mbi 30 të shtëna mes 33-vjeçarit dhe 73-vjeçarit. Sipas bashkëshortes së viktimës, 73-vjeçari ishte kthyer në shtëpinë e tyre dhe kishte marrë një armë të cilën e kishte vendosur në brez para se avokati të hapte zjarr.

23 Prill 2024, 08:33 Nga N.F
VIDEO/ U konfliktuan për një qen, avokati vret ne armë të
Pamje nga vrasja

BRAZIL- Autoritetet në Brazil kanë arrestuar një avokat 33-vjeçar për vrasjen e fqinjit të tij 73-vjeçar, pas një zënke për qenin e tij. Ndërkohë mediat kanë publikuar pamjet nga vrasja në qytetin e Vitoria të shtunën e kaluar. 33-vjeçari, Luis França da Costa duket në video me armë teksa ecte me qenin e tij dhe qëllon 73-vjeçarin Manuel de Oliveira.

Sipas autoriteteve dyshohet se janë shkëmbyer mbi 30 të shtëna mes 33-vjeçarit dhe 73-vjeçarit. Sipas bashkëshortes së viktimës, 73-vjeçari ishte kthyer në shtëpinë e tyre dhe kishte marrë një armë të cilën e kishte vendosur në brez para se avokati të hapte zjarr.


“Gjithçka filloi këtu. Ishim ulur kur avokati filloi të na shante. Burri im nuk i tha asgjë. Filloi të thoshte ‘Të thashë plak, vëri një rrip qenit tënd’”, tha gruaja.


Ajo ka pohuar gjithashtu se i ka kërkuar të largohet por avokati iu përgjigjur “jo nuk po iki, të shohim kush vdes i pari”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe qeni i 73-vjeçarit.

“Kam luftuar, ai mori armën dhe më qëlloi dhe unë qëllova. Më ndihmoni”, tha avokati në telefonatën pak sekonda pas të shtënave. Avokati i autorit argumentoi se 33-vjeçari është viktima dhe jo vrasës.

brazil vrasje

Sondazh

Poll