Bota

VIDEO/ Stërvitja ushtarake përfundon në tragjedi në Malajzi, përplasen dy helikopterë në ajër, humbin jetën 10 persona

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Lumut, ku ndodhet një bazë detare. Një nga dy helikopterët HOM M503-3 me shtatë persona u rrëzua në një fushë, ndërsa i dyti, një Fennec M502-6 me tre pasagjerë, u përplas në një pishinë në zonë.

23 Prill 2024, 07:26 Nga N.F
VIDEO/ Stërvitja ushtarake përfundon në tragjedi në Malajzi,
Foto ilustruese

MALAJZI- Një stërvitje ushtarake në Malajzi përfundoi në tragjedi kur dy nga helikopterët e marinës u përplasën në ajër dhe u rrëzuan, duke vrarë të 10 personat në bord. Siç shihet edhe në videot që kanë regjistruar momentin e aksidentit, njëri nga dy helikopterët goditi helikën e pasme të tjetrit duke i bërë ata të dalin jashtë kontrollit dhe përfundimisht të rrëzohen.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Lumut, ku ndodhet një bazë detare. Një nga dy helikopterët HOM M503-3 me shtatë persona u rrëzua në një fushë, ndërsa i dyti, një Fennec M502-6 me tre pasagjerë, u përplas në një pishinë në zonë.

Siç njoftoi marina e Malajzisë, të gjithë pasagjerët e dy helikopterëve kanë të vdekur dhe trupat e tyre janë dërguar në spitalin bazë Lumut për identifikim.

 

malajzi stervitje ushtarake viktima

Sondazh

Poll