Bota

Shtatë persona plagosen në Odessa nga një sulm me dron rus

Në të njëjtën kohë, sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan të gjitha UAV-të ruse që u nisën drejt kryeqytetit, njoftoi guvernatori ushtarak i Kievit, Serhiy Popko , duke shtuar se nuk raportohet për viktima apo dëme.

23 Prill 2024, 07:43 Nga r.ll
Shtatë persona plagosen në Odessa nga një sulm me dron rus
foto ilustruese

ODESSA- Rusia nisi sulme të njëanshme me dron që plagosën shtatë persona në Odessa, portin strategjik të Ukrainës në Detin e Zi, ndërsa synonin gjithashtu Kievin, thanë sot herët sot oficerët ushtarakë ukrainas.

Ndërtesat e apartamenteve në Odessa janë dëmtuar dhe kanë marrë flakë, njoftoi përmes Telegram guvernatori ushtarak Oleh Kiper. Të paktën 14 apartamente janë dëmtuar, sipas bashkisë.

Në të njëjtën kohë, sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan të gjitha UAV-të ruse që u nisën drejt kryeqytetit, njoftoi guvernatori ushtarak i Kievit, Serhiy Popko , duke shtuar se nuk raportohet për viktima apo dëme.

Katër dronë të tjerë rusë u shkatërruan në rajonin jugor të Mykolayiv, sipas Marinës së Ukrainës. Shtrirja e plotë e sulmit është ende e paqartë.

odessa lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll