Bota

E rëndë në SHBA/ Gjenden pesë persona të vdekur në një banesë, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri

Mbikëqyrësi i Shkollave Publike Mustang, Charles Bradley tha se dy viktima të tjera ishin studentë aktualë, një në klasën e gjashtë, tjetra në të nëntën, ndërsa viktima e pestë ishte një i sapodiplomuar në sistemin shkollor.

23 Prill 2024, 08:31 Nga r.ll
E rëndë në SHBA/ Gjenden pesë persona të vdekur në
foto nga vendngjarja

SHBA- Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në shtetin amerikan të Oklahomas, ka thënë policia. Dyshohet se të pesë viktimat dyshohen se janë vrarë nga dikush tjetër, sipas rreshterit të policisë Gary Knight.

"Kjo nuk ishte një situatë e monoksidit të karbonit, apo diçka e tillë - këta janë pesë persona që u vranë," shtoi ai.

Knight tha se një burrë dhe një grua ishin midis atyre që u gjetën të vdekur në shtëpinë në anën jugperëndimore të Oklahoma City. Mbikëqyrësi i Shkollave Publike Mustang, Charles Bradley tha se dy viktima të tjera ishin studentë aktualë, një në klasën e gjashtë, tjetra në të nëntën, ndërsa viktima e pestë ishte një i sapodiplomuar në sistemin shkollor.

Sipas një raporti në gazetën lokale The Oklahoman, policia tha se një 10-vjeçar i kishte gjetur trupat. Ngjarja po hetohet si vrasje nga të shtënat, pasi mbi trupin e një burri u gjet një armë, shtuan ata.

vrasje ne shab oklahoma

Sondazh

Poll