Bota

Osmani me katër heroinat e Kosovës përballë Vuçiç në New York: E vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet

Osmani në New York nështë e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova, me të cilat është shfaqur pak minuta, në një videomesazh.

22 Prill 2024, 14:54 Nga M.B
Osmani me katër heroinat e Kosovës përballë
Vjosa Osmani

NEW YORK- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në SHBA për të përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet sot. Osmani në New York nështë e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova, me të cilat është shfaqur pak minuta, në një videomesazh.

Bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin, Osmani tha se do ta përfaqësojnë Kosovën për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet përballë Serbisë.

“Mbrapa e kemi ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, jam bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, me katër heroinat që janë simbol i forcës, guximit, mbijetesës dhe sukseseve të Republikës tonë. Do ta përfaqësojmë së bashku Kosovën tonë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ne do të sigurohemi që të dëshmojmë që Kosova është storie suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificës së jashtëzakonshme. Do të sigurohemi të tregojmë edhe për rreziqet e vazhdueshme të sigurisë për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë, dhe do ta përsërisim kërkesën tonë të vazhdueshme për drejtësi”, ka thënë Osmani.

 

kosova ne keshillin e sigurimit

Sondazh

Poll