Bota

E RËNDË/ Varr masiv në spitalin Nasser në Gazë, zbulohen gati 300 trupa

Qyteti i Khan Younis është lënë në gërmadha pas një ofensive disamujore izraelite. SuleImani pohoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura.

22 Prill 2024, 14:52 Nga r.ll
E RËNDË/ Varr masiv në spitalin Nasser në Gazë,
varri masiv

GAZA- Një varr masiv me afro 300 trupa është zbuluar në spitalin Nasser në Gazën jugore nga punonjësit e Mbrojtjes Civile të Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona më 7 prill.

“Ne kemi gjetur 283 trupa martirësh nga varri masiv në oborrin e Kompleksit Mjekësor Nasser që nga tërheqja e ushtrisë izraelite”, tha për CNN të hënën koloneli Yamen Abu Suleiman, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Khan Younis.

Qyteti i Khan Younis është lënë në gërmadha pas një ofensive disamujore izraelite. SuleImani pohoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura.

"Ka pasur shenja të ekzekutimeve në terren. Ne nuk e dimë nëse ata janë varrosur të gjallë apo të ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar," tha ai.

spitali nasser gaza

Sondazh

Poll