Bota

Kompania japoneze hap polemika, nxjerr në treg pelena të ricikluara, dyshime për higjenën

Kompania i përshkruan pelenat si produkte të ricikluara, pasi çdo pelenë e re vjen nga një pelenë tjetër që është pastruar, sterilizuar, zbardhur dhe aromatizuar për ta bërë atë të përshtatshme për përdorim përsëri. Sipas drejtuesve të lartë të kompanisë, ky projekt ambicioz është miratuar nga ekspertë të fushës së higjienës.

22 Prill 2024, 14:44 Nga N.F
Kompania japoneze hap polemika, nxjerr në treg pelena të ricikluara,
Foto ilustruese

JAPONI- Një kompani japoneze ka lançuar dy lloje të reja produktesh, të cilat ndoshta nuk e prisnit se mund të vinin nga proceset e riciklimit. Në veçanti, kompania Unicharm krijoi pelenat e para të ricikluara,  të cilat u lëshuan në raftet e dyqaneve në një nga ishujt e mëdhenj të vendit në fillim të prillit, në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Kompania i përshkruan pelenat si produkte të ricikluara, pasi çdo pelenë e re vjen nga një pelenë tjetër që është pastruar, sterilizuar, zbardhur dhe aromatizuar për ta bërë atë të përshtatshme për përdorim përsëri. Sipas drejtuesve të lartë të kompanisë, ky projekt ambicioz është miratuar nga ekspertë të fushës së higjienës. Pelenat e ricikluara nuk janë asgjë e re për japonezët, pasi produkte të tilla janë përdorur në spitalet dhe klinikat publike në qytetin e Kagkoshima që nga viti 2022 – por kjo është hera e parë që dikush mund të ketë akses në to.

Jo shumë kohë më parë, një nga kompanitë më të mëdha japoneze të produkteve të higjienës personale njoftoi se do të ndalonte prodhimin e pelenave për fëmijë dhe do të fillonte të prodhonte pelena për të rritur. Ky vendim është marrë nga administrata për shkak se popullsia e vendit është në rënie të vazhdueshme dhe lindshmëria ka rënë ndjeshëm, prandaj në treg janë krijuar nevoja të reja dhe pelenat për të rritur janë shumë më të kërkuara.

Sigurisht, konsumatori mesatar habitet kur dëgjon se pelenat e ricikluara si të tilla janë në treg dhe dyshon për nivelin e higjienës që ofrojnë, por kompania këmbëngul se nuk ka një problem të tillë. Arsyeja pse kompania vendosi të merret me riciklimin është mjedisore, pasi miliona pelena të përdorura hidhen çdo vit në mjedisin natyror. Por a është pelena e ricikluar një zgjidhje për këtë çështje kur kërkon një proces kaq të gjatë pastrimi për ta krijuar atë? Ende nuk ka asnjë provë për këtë dhe kompania e mësipërme pret të shohë reagimet e botës ndaj produktit të saj për të vazhduar apo jo prodhimin.

japomi pelena riciklim

Sondazh

Poll