Bota

"Izraeli të mos sulmojë Rafahun", Borrell: Më shumë se një milion njerëz do të masakrohen

Ai i bëri komentet gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të bllokut, sipas një transkripti të publikuar në faqen e tij të internetit.

22 Prill 2024, 14:03 Nga M.B
"Izraeli të mos sulmojë Rafahun", Borrell: Më
Josep Borrell

LINDJE E MESME- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, thotë se Bashkimi Evropian po i kërkon Izraelit në çdo mënyrë të mundshme që të mos sulmojnë Rafahun, por të mbrojnë civilët.

Ai i bëri komentet gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të bllokut, sipas një transkripti të publikuar në faqen e tij të internetit. Borrell vuri në dukje se ka më shumë se një milion njerëz në Rafah që do të masakrohen nëse do të ketë një sulm nga Izraeli.

“Kështu që unë mund të insistoj vetëm dhe të gjitha shtetet anëtare këmbëngulin që kjo të mos ndodhë. Por unë nuk jam në komandën e ushtrisë izraelite”, shtoi ai.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll